Foto: KALLXO.com

Edhe një i infektuar me COVID-19 nga Vushtrria, reagon kryetari i Komunës

I pari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka reaguar pas konfirmimit të personit të 7-të me COVID-19 nga kjo komunë.

Tahiri ka bërë të ditur se e infektuara është rast kontakti.

Sipas tij, bëhet fjalë për një 32-vjeçare nga Pestova.

Kryetari i Vushtrrisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të mbajnë distance, diciplinën dhe pastërtinë.

Deri më tani në Kosovë 112 persona kanë rezultuar pozitivë me coronavirus, 6 janë shëruar dhe një person ka vdekur.