Ilustrim.

Edhe një i arrestuar në Mitrovicën Veriore për rastin e 4 kilogramëve marihuanë

Policia e Kosovës njofton se sot Njësia e antidrogës në Mitrovicë të Veriut pas hetimeve të bëra për rastin e datës 24 mars 2023, kur është konfiskuar një sasi e drogës, ka arritur të identifikojë dhe lokalizojë edhe një të dyshuar tjetër me iniciale I.R.

Sipas Policisë, i dyshuari i lartcekur është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit kompetent është dërguar në mbajtje 48 orë për procedura të mëtejme ligjore.

Tutje Policia sqaron se si prova materiale nga i dyshuari ka sekuestruar një automjet dhe një telefon, përderisa Njësia e antidrogës së Mitrovicës Veri janë duke kryer hetime relevante për rastin.

Zyrtarë policorë nga Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë e Policisë Kufitare, më datë 24 mars, rreth orës 20:50, në fshatin Joshanicë të Leposaviqit, kanë ndaluar për kontroll dy vetura. Veturat drejtoheshin njëra nga një burrë serb i Kosovës dhe tjetra nga një serb i Serbisë.

 

Arrestohen dy të dyshuar në veri dhe konfiskohen mbi 4 kg marihuanë