Gjykata Speciale për krime të luftës në Kosovë, Hagë

Edhe një ftesë nga Specialja për një ish-luftëtar të UÇK-së

Selim Krasniqi është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Krasniqi nëpërmjet një postimi në Facebook.

Sipas tij, ftesa i është bërë përmes telefonit mirëpo ai ka kërkuar që ajo t’i bëhet zyrtarisht sipas ligjeve.

“Për hir të transparencës dhe duke mos pasur të fshehë asgjë, ju informoj që sapo komunikova me hetues të dhomave të specializuara!! Mu komunikua gojarisht ftesa për në Hagë por unë personalisht kërkova që ç’do veprim të jetë zyrtar e në rruge ligjore!”, ka shkruar ai.

Ky është postimi i plotë i ish- luftëtarit të UCK-së, Selim Krasniqi:

Për hir të transparencës dhe duke mos pasur të fshehë asgjë, ju informoj që sapo komunikova me hetues të dhomave të specializuara!! Mu komunikua gojarisht ftesa për në Hagë por unë personalisht kërkova që ç’do veprim të jetë zyrtar e në rruge ligjore!

Lufta e UÇK-ës ishte luftë e drejtë dhe Çlirimtare. Jam shumë krenar që isha pjesë aktive që nga fillimi, duke derdhur gjak e djersë e duke mos kursyer as jetën për Lirinë dhe dinjitetin e vendit dhe qytetareve tanë. Kam qenë i dënuar 7 vite nga gjykatat e UNMIK-ut dhe EULEX-it dhe këte jo pse patën fakte por vetëm se edhe pas lufte veprova e punova drejtë dhe në shërbim të qytetareve tanë, duke e ndjekur shembullin e Heronjëve dhe Heroinave tona që derdhen gjakun për Liri. Kisha nderin të isha bashkëluftetar i Fehmiut e Xheves, Mujes e Ganiut, Ilazit e Abedinit, Tahir Sinanit e Kumanovës, Luanit e Ilirit e shumë e shumë të rëneve për Liri, të cilët ishin shembull i Atdhedashurisë e i sakrificës, i idealeve dhe dinjitetit njerëzor. Do jem deri në vdekje luftetar i Kombit tim e në asnjë moment nuk hezitoj që edhe të sakrifikohem po të jete nevoja, duke mos lejuar me asnjë çmim të shkelim gjakun më të pastër të derdhur për Liri. Turpi do bie mbi ata që formuan këtë gjykatë të padrejtë e këtë vetëm për dënimin e UÇK-ës, duke harruar kështu qindra e qindra masakra të bëra nga falangat serbe, me mijëra e mijëra të masakruar, pleq e plaka, gra e femijë, të rinj e te reja e duke shkatërruar ç’do gjë Shqipëtare. SK.