Objekti ku do të vendoset Gjykata Speciale | Foto: Wikimedia

Edhe një ftesë nga Gjykata Speciale

Ish-pjesëtari i UÇK-së nga Zona Operative e Pashtriut, Nevzat Kryeziu ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.

“Tash u njoftova se ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale, edhe veterani Nevzat Kryeziu nga Suhareka, pjesëtar i Zonës Operative të Pashtriut”, ka shkruar Gucati, të premten.

KALLXO.com raportoi një orë më parë se edhe veterani Sejdi Berisha, ish-pjesëtari i UÇK-së nga Zona e Pashtriut ka pranuar ftesë nga Gjykata Speciale.

Komandant Hoxha ftohet nga Gjykata Speciale

Përveç kësaj, KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi për ftesat nga kjo gjykatë të cilat mund t’i lexoni në këtë link.