Edhe një fëmijë i plagosur në incidentin ku u vra polici

Një fëmijë i moshës 8-9 vjeçare ka pësuar lëndime në incidentin ku nga një shpërthim në fshatin Zhur të Prizrenit u vra një pjesëtar i Policisë e u plagosën dy të tjerë.

Lajmin për plagosjen e fëmijës në këtë incident e konfirmoi për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Një fëmijë 8-9 vjeçar ka marrë lëndime të lehta trupore”, tha Osmanollaj.

Policia e Prizrenit njoftoi pak më herët se nga një shpërthim në një shtëpi që ishte cak i bastisjes nga Policia kishin pësuar lëndime tre policë dhe një qytetar.

Njëri prej policëve të plagosur ka vdekur.

Njëri polic i plagosur në Zhur, në gjendje të rëndë

Pamje nga vendi ku mbeti i vrarë polici i Kosovës

Policia e Prizrenit jep detaje për incidentin ku mbeti i vrarë një polic