Edhe një dëshmitar thirret nga Gjykata Speciale

Emrush Xhemajli është thirrur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në cilësinë e dëshmitarit.

Vetë Xhemajli e ka konfirmuar se ftesën e ka marrë dje.

Ai ka thënë se është i ftuar që të shkojë në Hagë që të dëshmoj.

“Çka mendoj unë për Dhomat e Specializuara dhe mënyrën e themelimit të tyre e kam thënë publikisht dhe nuk është rasti ta përsëris. Tani mund të them vetëm këtë: Ata deputetë/te të Republikës së shtetit tim që votuan gjykatë speciale, apostafat kundër UCK-së, do ta kenë njollë të zezë ndër breza!”, ka shkruar Xhemajli.

Xhemajli ka qenë edhe deputet në legjislaturat 2004-2010. I njëjti tani është i angazhuar pranë Sekretariatit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.