Edhe një deputet i AAK-së infektohet me coronavirus

Shefi i Grupit Parlamnetar i AAK-së, Daut Haradinaj ka bërë të ditur se një deputet i partisë së tij është konfirmuar me coronavirus.

“Sa për informacion unë edhe sot e kam edhe një deputet me Covid plus. I bjen që kjo veç po shkon duke u rritë edhe ka shqetësime edhe brenda deputetëve për pjesëmarrje”, tha ai në seancën e sotme ku diskutohej për mundësinë që Kuvendi të mbajë seanca online.

Deri më tash disa deputetë të Kuvendit të Kosovës janë konfirmuar me virusin COVID-19.

Abelard Tahiri pozitiv me COVID-19