Edhe në Spitalin e Mitrovicës pati kërcënime ndaj stafit mjekësor

Mbrëmjen e kaluar dy persona kanë kërcënuar verbalisht stafin mjekësor të Spitalit Rajonal të Mitrovicës.

Në lidhje me këtë rast KALLXO.com ka kontaktuar me drejtorin e spitalit, Sadik Fejza.

I njejti ka konfirmuar kërcënimin duke thënë se më pas të njëjtit janë qetësuar dhe situata është vënë në kontrollë.

“Ka pas më shumë fjalë verbale dhe ka përfundu por vetëvetiu është qetësu situata dhe ka përfundu. Dy persona kanë pasur fjalë verbale me personelin mjekësor. Por të njëjtit pastaj janë qetësu dhe situata është vënë në kontrollë madje nuk është dashtë intervenimi policor”, tha Fejza.

Ai mohoi se policia kanë siguruar objektin e spitalit të Mitrovicës.

KALLXO.com gjatë ditës së sotme raportoi se kercënime ndaj stafit mjekësor pati edhe në Spitalin e Vushtrrisë.

Madje nga ato kërcënime siç ka mësuar KALLXO.com u detyrua që të shtoheshin edhe forcat e rendit për mbikëqyrje.

Në lidhje me këto kërcënime disa pacientë madje janë larguar edhe nga spitali ku ishin duke marrë trajtim mjekësor.

Kërcënohet me sulm Spitali i Vushtrrisë, e ruajnë forcat e rendit