I akuzuari Zoran Vukotiq në sallën e gjykimit (06.02.2018) - Foto: KALLXO.com

Edhe në rigjykim Zoran Vukotiq dënohet me 10 vjet burgim për dhunë seksuale gjatë luftës

Është dënuar me 10 vjet burgim, Zoran Vukotiq, i akuzuar për dhunë seksuale ndaj një qytetareje shqiptare të Vushtrrisë gjatë luftës.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës së Prishtinës, Mirlinda Gashi.

Kjo është hera e dytë që Vukotiq shpallet fajtor për këtë vepër nga Gjykata e Prishtinës.

Herën e parë ai është dënuar me 10 vjet burgim mirëpo lënda është kthyer në rigjykim pas ankesave të Prokurorisë Speciale dhe palës së dëmtuar për ashpërsimin e dënimit dhe ankesës së mbrojtësit të të akuzuarit, avokatit Nebojsha Vlajiq për lirimin e tij.

Vukotiqi akuzohet se si pjesëtar i forcave policore të njësisë rezervë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, në muajin maj 1999 gjatë luftës në Kosovë gjatë një sulmi të gjerë nga forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe kundër popullatës civile shqiptare në territorin e komunës së Vushtrrisë, në bashkëkryerje me pjesëtarët e tjerë të këtij njësiti, kishte marrë pjesë në dëbimin e popullatës civile shqiptare.

Ai akuzohet se mori pjesë në kryerjen e dhunës fizike dhe psikike ndaj tyre si dhe me përdorimin e dhunës dhe veprimeve të tjera çnjerëzore kishte kryer dhunim seksual ndaj gruas së nacionalitetit shqiptar në atë mënyrë që më 22 maj të vitit 1999, tek varreza e Vushtrrisë, forcat ushtarake, policore dhe paramilatre serbe në mesin e të cilëve edhe i akuzuari Vukotiq.

Gjykata jep detaje për dënimin e Zoran Vukotiqit me 10 vite burg