Foto: Facebook, Përparim Rama

Edhe në Prishtinë me ndezjen e flakadanëve u përmbyll manifestimi në përkujtim të Epopesë së UÇK-së

Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është mbajtur manifestimi në nderim dhe përkujtim të Epopesë së UÇK-së.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se këtë manifestim e kanë mbyllur me ndezjen e flakadanëve në sheshin “Skënderbeu”.

“Manifestimin në nderim e përkujtim të Epopesë së UÇK-së e përmbyllëm me ndezjen e flakadanëve në Sheshin “Skënderbeu”, ka thënë Rama.

Foto: Facebook, Përparim Rama

Ndryshe, me ndezjen e zjarreve në Prekaz është përmbyllur manifestimi treditor Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Me Natën e Zjarreve përmbyllet manifestimi Epopeja e UÇK-së