Foto: KALLXO.com

Edhe në Kaçanik nuk respektohen masat kundër COVID-19, numër i madh i qytetarëve dalin e shëtisin

Qytetarët kanë vërshuar sonte rrugët e Kaçanikut, duke shkelur kështu udhëzimet e institucioneve shëndetësore të parapara për të penguar përhapjen e pandemisë së COVID-19.

Një qytetar ka dërguar foto në adresë të KALLXO.com ku shihet një numër i madh i qytetarëve duke u shëtitur rrugëve të qytetit.

Sipas qytetarit, këto pamje janë pas iftarit.

Foto: KALLXO.com

KALLXO.com publikoi pamje të njëjta edhe nga qyteti i Ferizajt dhe i Prizrenit.

Grumbullimi i qytetarëve në vende publike është i ndaluar sipas udhëzimeve të institucioneve shëndetësore të Kosovës nga frika e përhapjes së coronavirusit të ri.