Foto: ZKM

Edhe miku i Lushtakut u shkarkua nga Qeveria Kurti

Sead Ujkani është njëri nga anëtarët e shkarkuar të bordit të Telekomit.

Kabineti Qeveritar sot ka votuar pro shkarkimit të bordit të drejtorëve të Telekomit të Kosovës.

Sead Ujkani është mik i deputetit të PDK-së, Mërgim Lushtakut, djali i ish-kryetarit të Skenderajt.

Ministrja e Ekonomisë, Rozeta Hajdari, para kabinetit qeveritar bëri me dije se Telekomi është në prag të falimentimit, andaj duhet vepruar.

“Është në gjendje të rëndë financiare dhe operative. Ndodhet në prag të falimentimit. Në këto rrethana si ministre përgjegjëse konstatoj nevojën për veprim të menjëhershëm të Qeverisë. Shkarkohet bordi dhe emërohet bordi i ri”, tha ministrja Hajdari, në mbledhjen e qeverisë.

Ndërsa në mars të vitit 2018, KALLXO.com kishte raportuar për bordin e politizuar të Telekomit.

Bordi i Politizuar i Telekomit