Edhe katër raste të reja me coronavirus, numri shkon në 28

Edhe katër persona janë identifikuar si të infektuar me coronavirus sot në Kosovë duke e çuar kështu numrin në 28.

Sipas njoftimit, nga katër rastet e konfirmuara, njëri është rast i importuar nga Gjermania, i gjinisë mashkull, 32 vjeç me vendbanim në Bibaj-Ferizaj.

Ndërsa tre rastet tjera pozitive janë raste kontakti, 2 prej tyre janë me vendbanim në Prishtinë femra të moshës 50 dhe 29 vjeçare dhe e treta me vendbanim në Gjakovë e gjinisë femër, 40 vjeçare

Të gjitha kontaktet janë të identifikuara, rasti pozitiv është rast me vendqëndrim në Janjevë komuna e Lipjanit, i gjinisë mashkullore me moshë 46 vjeçare i kthyer nga Berlini me aeroplan më 11 mars 2020