Foto: KALLXO.com

Edhe javën e ardhshme mot i ngrohtë

Sipas Institutit Meteorologjik të Kosovës, në pesë ditët e ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të cilat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.

Instituti ka njoftuar se riga shiu parashihet të ketë nga dita e enjte.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë celsius.

“Do të fryjë erë nga verilindja dhe juglindja me shpejtësi 1-8 m/s”, përfundon njoftimi i Institutit Meteorologjik të Kosovës.

Në fotografinë e bashkëngjitur më poshtë gjeni motin i cili do të mbretërojë nesër dhe pasnesër në tetë qytete të Kosovës.