Edhe java e ardhshme me mot të ngjashëm: diell, shi, vranësira e shkarkime rrufesh

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se edhe java e tretë e muajit qershor do të vijojë me kushte të paqëndrueshme meteorologjike, diell, shi, erë dhe vranësira të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

Sipas IHMK-së, kjo situatë e paqëndrueshme vjen si pasojë e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik dhe prezencës së vranësirave të paqëndrueshme, shkruan RTV 21.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-11 m/s.”, thuhet në njoftimin e IHMK-së./21Media