Edhe Haradinaj flet për luftën kundër korrupsionit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur për luftim të korrupsionit. Haradinaj që në dy vitet e fundit ka qenë kryeministër.

“Në zemër të Dukagjinit, bashkë me strukturat e Aleancës në Junik, të mobilizuar për t’i dhënë Kosovës një udhëheqje të guximshme e të vendosur, me vizion dhe vlera, që e ka në rend të parë shtetin 100% dhe dinjitetin e tij. Pa kompromise, me efektshmëri të dëshmuar në veprime qeverisëse dhe me objektiv që zhvillimi ekonomik, përballja me korrupsionin e punësimi i të rinjve, të ndodhin vërtetë”, ka shkruar Haradinaj.