Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Edhe Gjykata e Apelit refuzon ankesën e Gramoz Vokrrit

Gjykata e Apelit e ka hedhur poshtë ankesën e Gramoz Vokrrit lidhur me pretendimet për shkeljet nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

Sipas aktvendimit të publikuar nga faqja e FFK-së, Gjykata e Apelit i ka vlerësuar të gjitha pretendimet të parashtruar në ankesë, por nuk ka gjetur se ekziston ndonjë shkelje.

29 mars 2022, gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar ankesën e Gramoz Vokrrit lidhur me ligjshmërinë e thirrjes së Kuvendit të rregullt zgjedhor për kryetar të FFK-së i caktuar për datën 6 prill 2022.

Së pari Gjykata Themelore në Prishtinë-Departamenti për Çështje Administrative ka shpallur veten jo kompetente për të vendosur.

Ndërsa si të pabazuar, ky institucion e ka refuzuar kërkesën e Gramoz Vokrrit për anulimin dhe shtyrjen e vendimit për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar të FFK-së për datën 6 prill 2022, të ushtruara kundër Federatës së Futbollit të Kosovës.

Vendimi i Gjykatës është bërë publike nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) në rrjetin social “Facebook”.

 28 mars 2022, Gramoz Vokrri ka dorëzuar padi në Gjykatën Themelore të Prishtinës kundër vendimit të Federatës së Futbollit të Kosovës për mos lejimin e kandidimit të tij për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Në fund të gjithë procesit, në krye të FFK-së është rizgjedhur Agim Ademi.

Vendimin e plotë të Gjykatës së Apelit mund ta lexoni në këtë LINK