Foto: REL/AFP

Edhe dy të vdekur nga coronavirusi në Maqedoni të Veriut

Në Klinikën për Sëmundje Infektive të Maqedonisë për shkak të COVID-19 kanë vdekur dy burra, njëri nga Kumanova 45 vjeçar e tjetri nga Dibra 78 vjeçar.

Kështu ka informuar Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut, duke shtuar se janë regjistruar edhe 44 raste tër reja.

“Në 24 orët efundit në në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar edhe 44 raste të reja me virusin COVID-19. Me këtë numri total i të infektuarve arrin në 329 të infektuar. Rastet e reja të të infektuarve sipas qyteteve janë: 23 nga Kumanova, 11 nga Shkupi, 4 nga Tetova, 3 nga Manastiri, 2 nga Struga dhe 1 nga Prilepi./21Media