Edhe 834 vendvotime pa u rinumëruar

Pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), është duke vazhduar rinumërimi i 1 mijë e 428 vendvotimeve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), ku deri më tani janë rinumëruar 573 vendvotime.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, për portalin rtv21.tv tha se kanë mbetur për rinumërim edhe 834 vendvotime.

“Gjatë ditës së diel, 17 nëntor, janë rinumëruar 140 vendvotime. Pra, në përgjithësi sipas të dhënave të deritashme, numri i vendvotimeve të rinumëruara është: 573 vendvotime apo rreth 41%. Kanë mbetur për rinumërim edhe 834 vendvotime”, konfirmoi Elezi.

Para një jave PZAP kishte vendosur që të urdhërojë KQZ-në për rinumërimin e 1 mijë e 428 vendvotimeve pas ankesave të pranuara nga subjektet politike që gjithsej ishin 102, si dhe ta pranojë të bazuar ankesën e parashtruar nga Koalicioni Nisma – AKR – PD, që të largojë nga rezultati përfundimtar votat e ardhura nga Serbia. Më 13 nëntor ka filluar procesi i rinumërimit. /21Media