Edhe 5 të infektuar me COVID-19 në Kosovë, numri rritet në 288

Pesë persona kanë rezultuar pozitiv me coronavirus sot ndërsa Klinika Infektive po pret ende rezultate të tjera.

Kështu ka konfirmuar për KALLXO.com, infektologu, Salih Ahmeti.

“Pesë i kemi marrë rezultatet pozitiv për sot. Po me siguri janë rezultate të mostrave që janë marrë në mëngjes. Gjithashtu ne po presim ende rezultate të analizave të mostrave pasi që janë marrë edhe sot një numër i madh. Tash po varet nga mostrat që po merren dhe në fund po dalin rezultatet sepse po testohen nga dy herë në laborator”, tha Ahmeti.

Gjatë ditës së sotme KALLXO.com raportoi se vetëm në Lagjen “Mati 1” janë marrë 37 mostra për coronavirus.

Me pesë rastet e reja që ka konfirmuar infektologu Ahmeti, numri i të prekurve në Kosovë deri tani është 288.