Lajm i Fundit, Coronavirus

Edhe 4 të vdekur nga COVID-19 në Kosovë

Katër pacientë me COVID-19 kanë vdekur sot.

Sipas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike  nga  419 mostra të marra nga Klinika Infektive, 203 prej tyre janë konfirmuar pozitiv me COVID-19, duke e rritur numrin e të infektuarve në total në 4,715 raste.

Po ashtu, IKShK ka bërë të ditur se sot kanë vdekur edhe 4 pacientë, duke e rritur numrin e të vdekurve në total në 101.

Sipas njoftimit rastet e konfirmuara sot janë nga: komuna Prishtinë 75 raste, komuna Gjilan 28 raste, komuna Ferizaj 21 raste, komuna Fushë Kosovë 11 raste, komuna Lipjan 11 raste, komuna Podujevë 8 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Deçan, Prizren dhe Shtërpce.

Sërish mbi 200 të infektuar me COVID-19 brenda 24 orëve