Edhe 4 persona të shëruar nga COVID-19 në Kosovë

Edhe katër pacientë janë shëruar nga COVID-19 në Kosovë, duke bërë që numri i të shëruarve të arrijë në 10.

Sipas IKShPK, sot më 1 prill 2020 konfirmohen të shëruar edhe katër pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 10.

Po ashtu, Instituti ka njoftuar se numri i të identifikuarve sot me COVID-19 është 13, ndërsa numri i përgjithshëm është 125.

Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, të shëruarit janë: 2 nga Gjilani, 1 nga Suhareka dhe 1 nga Shtimja.