Foto: REL/ EPA-EFE

Edhe 3 të vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 16 raste të reja të të infektuarve, 3 viktima dhe janë 14 persona të shëruar nga Covid-19.

Të infektuarit janë 9 nga Shkupi, 5 nga Shtipi, 1 nga Struga dhe 1 nga Gostivari.

Të shëruarit janë 3 nga Shkupi dhe 11 Tetova, kurse viktimat janë një 78 vjeçar nga Velesi, 84-vjeçar nga Tetova dhe një 76-vjeçare nga Shkupi.

Numri i të diagnostikuarve në vend që nga fillimi i pandemisë arrin në 2014, i të shëruarve në 1453, kurse i viktimave në 116-të./21Media