Foto: REL/Reuters

Edhe 21 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë shënuar 21 raste të reja me coronavirus, duke shkuar në 1164 persona të infektuar me COVID-19.

Rastet e reja, sipas Ministrisë së Shëndetësisë kanë dalë pas testimit të kryer në personat e dyshuar gjatë 24 orëve të fundit

“Në 24 orët e fundit janë kryer 243 testime në nga të cilat janë konfirmuar 21 raste pozitive, përkatësisht janë 14 në Tiranë, 3 raste në Krujë, ndërsa në Durrës, Shkodër, Kamëz, Mallakastër kemi nga një rast të prekur me Covid19. Janë testuar 45 personel shëndetësor nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 6 raste”, njoftoi MSh./21Media