COVID-19 - Ilustrim: Naser Fejza

Edhe 2 të vdekur në 24 orët e fundit nga COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi se në 24 orët janë shënuar dy raste të vdekjeve nga COVID-19.

Kështu njoftoi drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani në një konferencë për media.

Ndërsa, nga 560 mostra të testuara, u konfirmuan 46 raste të reja me COVID-19.

Ky është njoftim i plotë i IKShPK-së:

77 TË SHËRUAR DHE 46 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 560 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 46 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 15,425 raste nga 65,454 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 619 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 77 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13,165 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1,641.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 21 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Gjilan 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Gjakovë, Kamenicë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Shtërpcë dhe Viti.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!