Edhe 2 të shëruar nga coronavirusi në Kosovë

Edhe dy persona të infektuar me coronavirus në Kosovë janë shëruar, duke e dërguar numrin e të shëruarve në 26.

Lajmin e ka bërë të ditur mjeku Valbon Krasniqi në TV Dukagjini.

Bëhet fjalë për një infermiere 62-vjeçare dhe 77-vjeçarin nga Vitia.

“Tashmë u konfirmua shërimi i infermieres sonë, është edhe më në moshë – 62 vjecare dhe lajmi tjetër i mirë është se edhe personi i parë nga Vitia, 77-vjecari, është shëruar”, tha Krasniqi.