Edhe 122 persona janë shëruar nga COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga COVID-19 janë shëruar 122 pacientë në Kosovë.

Deri më tani numri i të shëruarve në nivel vendi ka shkruar në 14 mijë e 51.

Nga 483 mostra të marra, 34 kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.