Ilustrim

Edhe 109 të shëruar nga COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në rezultatet e testimeve të fundit ka njoftuar edhe për 109  të shëruar nga COVID-19, duke e rrriur numrin e të shëruarve në 3,614.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 109 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 3.614 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2,902” thuhe në njoftim.

Në  24 orët e fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShP, janë testuar gjithsej 494 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej 213 kanë rezultuar pozitive.