EdGuard: Largimi i mediave nga ana e Komisionit për Arsim, s’është demokratike

Organizata jo-qeveritare për arsim “Instituti EdGuard”, ka reaguar pasi Komisioni Parlamentar për Arsim sot përjashtoi mediat nga raportimi i ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci.

“EdGuard” ka kundërshtuar fuqishëm moslejimin e mediave në vëzhgim të mbledhjes së sotme të Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport.

Sipas tyre, transparenca dhe mirë informimi i publikut është qenësore për punën e komisionit.

“Lejimi i pjesshëm dhe selektiv i mediave për pjesëmarrje nuk është hiq fare demokratik e as që kontribuon në siguri më të madhe nga COVID-19. Është përgjegjësi e komisionit që në kohë të sigurojë hapësirë të mjaftueshme për të gjitha palët e interesuara për vëzhgim”, thuhet në reagimin e “EdGuard”.

Tutje, “EdGuard” thotë se komuniteti i hisedarëve të arsimit në vend është i shumtë dhe mirë informimi i tyre duhet të jetë përgjegjësi dhe prioritet institucional.

KALLXO.com ka raportuar sot se Komisioni për Arsim detyroi mediat të dalin jashtë pasi, sipas kryetarit të këtij Komisioni, Ardian Gola, shkelen masat anti-COVID-19.

Komisioni për Arsim detyron mediat të dalin jashtë