E voziti të padoganuar, Policia ia konfiskon automjetin

Në Dumnicë të Podujevës, Policia e Kosovës ka ndaluar automjetin e tipit “Polo” me targa gjermane, i cili drejtohej nga një kosovar.

Gjatë kontrollit të dokumentacionit është vërejtur se automjeti nuk ishte i doganuar.

Automjeti është konfiskuar ndërsa rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Vepra është cilësuar si shmangie nga tarifat doganore.