Zyrtari i Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut Foto: Naser Fejza/ KALLXO.com

E sulmoi fizikisht një person dhe ia dëmtoi veturën në Mitrovicën e Veriut

Një person ka raportuar tek organet e rendit se është sulmuar fizikisht dhe i është dëmtuar vetura nga një i dyshuar.

Rasti ka ndodhur në rrugën Lola Ribar, Mitrovicë Veri më 27.07.2024 rreth 12:00h.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht dhe i është dëmtuar vetura nga i dyshuari mashkull kosovar”- thuhet në raportin policor.

Sipas Policisë, ankuesi ka refuzuar tretmanin mjekësor ndërsa lidhur me rastin i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregull.