
Foto - Afrim Ejupi / Kallxo.com
E shkeli urdhër mbrojtjen, arrestohet dhe lirohet burri i dyshuari
10.3.2023 - 10:02
Përmes telefonit, një grua dje në Fushë Kosovës është kanosur nga një i dyshuar.
Ky i fundit me këtë veprim, sipas raportit të Policisë së Kosovës, ka kryer veprën penale “Shkelje e urdhrit mbrojtës”.
Pas telefonatës që ka marr viktima, ajo është ankuar në Policinë e Kosovës.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në rrugën Dardania, rreth orës 10:15.
Policia ka thënë se i dyshuari është intervistuar, mirëpo ai me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.