Foto: Ilustrim

E shkarkon dheun nga kamioni, gjen një bombë e 192 fishekë

Në rrugën “Latif Maloku”, në Hajvali, dje ka ndodhur një rast i pazakontë. Një person ka raportuar se kishte blerë një kamion me dhe, por gjatë shkarkimit të dheut, ka gjetur një granatë dore dhe 192 fishekë të armës së zjarrit.

Policia e Kosovës ka hapur rast për të hulumtuar më tej.

Në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore ka dalë edhe njësiti EOD i FSK-së, të cilët kanë bërë tërheqjen e mjeteve shpërthyese.

Është njoftuar prokurori i cili ka cilësuar lëndën e rastit dhe po vazhdon të hetohet.