Foto: KALLXO.com

E rrezikshme – Shtylla me dhjetëra kabllo po mbahet mbi një guri në Pejë

Në qëndër të Pejës, tek rruga “Medlin Olbrajt”, nën një shtyllë të drurit, në të cilën janë të vendosura dhjetëra kabllo elektrike është vendosur një gurë.

Arsyejet e vendosjes së këtij guri nën këtë shtyllë elektrike ende nuk dihen.

Mirëpo, në bazë të fotove të dërguara në redaksinë e KALLXO.com shihet që gjendja është mjaftë e rrezikshme për qytetarët dhe veturat që kalojnë në këtë pjesë të Pejës.

Nuk dihet se nën menaxhimin e kujt mund të jenë kabllot e vendosura në këtë shtyllë, por KALLXO.com ka provuar të marrë një përgjigje nga Drejtoria e Shërbimeve Publike në Pejë dhe nga KEDS, por ata ende nuk janë përgjigjur.

Foto: KALLXO.com
Foto: KALLLXO.com
Foto: KALLXO.com