Policia e Kosovës

E rrahin dhe i grabisin mbi 300 euro viktimës tre të dyshuar në Ferizaj

Një person në Ferizaj ka raportuar në Policinë e Kosovës se tre persona e kanë futur në veturë dhe e kanë dërguar në një vend të panjohur.

Sipas viktimës personat e kanë rrahur dhe më pas i kanë marr të holla në vlerë prej 327 euro e pastaj e kanë liruar.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar, rasti në procedurë hetimore”- thuhet në raport.