Ilustrim

E raportoi në polici për dhunim personin me të cilin ishte në lidhje dashurie

Një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës të premten se është dhunuar nga një person.

Raportuesja dhe i dyshuari kishin qenë në një lidhje dashurie, thuhet në raportin policor.

Rasti i dhunimit dyshohet se ka ndodhur të më 09.07.2024, rreth orës 3 të mëngjesit në Fushë Kosovë.

Viktima në këtë është dërguar për ekzaminime mjekësore.

Policia ka konfirmuar se po e heton rastin, por ende nuk ka arritur ta arrestoj të dyshuarin.