Foto: Ilustrim

E qëlloi qenin me pushkë, arrestohet

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person në Gjakovë nën dyshimin se me pushkë gjuetie ka qëlluar qenin e ankuesit.

Sipas njoftimit, nga i dyshuari është konfiskuar pushka e gjuetisë dhe një fishek.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur në fshatin Novosellë të komunës së Gjakovës.