Komuna e Vitisë, Foto: Komuna e Vitisë/Facebook

E premtja shpallet ditë zie në Komunën e Vitisë

Komuna e Vitisë ka njoftuar se pas tragjedisë në familjen Zuka në Pozheran, dita e premte është shpallur ditë zie në këtë komune si dhe sonte nuk do ketë as festime në sheshin e qytetit.

“Ngjarja tragjike e familjes Zuka, ku mbetën të vrarë 4 anëtarë të kësaj familje nga Pozherani, ka prekur thellë Institucionet komunale dhe qytetarët e komunës së Vitisë. Qeveria komunale, në mbledhjen e mbajtur sot, ka vendosur që dita e premte më 1 janar 2021, kur do të bëhet edhe varrimi i katër anëtarëve të familjes Zuka,  të jetë ditë zie”, thuhet në njoftim.

Dje rreth orës 18:00 në Pozheran të Komunës së Vitisë, një ngjarje tragjike ka ndodhur në një familje dhe autoritetet po dyshojnë se kryefamiljari ka vrarë gruan, dy djemtë dhe më pas ka vrarë edhe veten.

Siç merr vesh KALLXO.com, kjo familje kishte jetuar jashtë shtetit dhe kishin ardhur për pushime në Kosovë.

Tragjedia në Pozheran, trupat e viktimave tërhiqen nga shtëpia dhe dërgohen për obduksion