E përfolur për kandidate për kryeministër, Vjosa Osmani nis takimet me degët e LDK-së

Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, kandidatja e përfolur për kryeministër nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, ka nisur takimet me degët e partisë.

Kështu, Vjosa Osmani është takuar me degë të LDK-së në Gollak.

Zyrtarë të partisë të degëve kanë publikuar fotografi pas takimit që kanë pasur me Vjosa Osmanin.

Nënkryetari i degës së V të LDK-së, Agim Gashi, ka publikuar foto me kandidaten e përfolur për postin e kryeministrit.

Ditëve të fundit janë shtuar zërat se LDK do ta caktojë Vjosa Osmanin si kandidate për shefe të Qeverisë së Kosovës.

Megjithatë, një vendim përfundimtar lidhur me këtë çështje kjo parti ende nuk e ka marrë.

Deputete e Kuvendit që u shpërbë tre ditë më parë, Vjosa Osmani është emëruar anëtare e Kryesisë së LDK-së.

Emrat e kryesisë së re të LDK-së

Mirëpo, organet drejtuese të partisë ende nuk kanë vendosur se kush do të jetë kandidat për kryeministër. Për këtë, LDK pritet të vendos shumë shpejt.