E përcolli dhe tentoi të dalë në kafe me ish-të dashurën, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar në Prishtinë, i cili dyshohet se ka ngacmuar ish-të dashurën e tij.

Sipas Policisë, i dyshuari ka përcjellur dhe tentuar ta bindë që të dalin në kafe viktimën.

Viktima ka raportuar në Polici se i dyshuari vazhdimisht vepron njëjtë.

Në lidhje me rastin, Policia bën të ditur se është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajte.

Rasti po trajtohet si ngacmim.