
E përcillte dhe insistonte të bisedonte me një grua, arrestohet i dyshuari në Prizren
23.11.2022 - 10:21
Një burrë nga Prizreni është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Ngacmim”.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, i arrestuari dyshohet se kishte shqetësuar dhe ngacmuar një grua gjatë ditës së djeshme, 22 nëntor 2022, rreth orës 13:00.
Nga raporti policor u njoftua se i dyshuari kishte përcjellë dhe kishte insistuar që të bisedonte me viktimës.
Për këtë ngjarje prokurori ka vendosur që i dyshuari të dërgohet në mbajtje.