Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

E pengoi policinë duke ua zënë rrugën me veturë, arrestohet shtetasi serb

Gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës ka arrestuar një person shtetas i Serbisë, në Leposaviq, pasi i njëjti gjersa patrulla policore me veturë zyrtare ishte në ndjekje të një veture të dyshuar, i dyshuari me veturën e tij i kishte penguar zyrtarët policorë duke ua zënë rrugën.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari, pas inicimit të rastit, është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim të policisë.