E moshuara gjendet pa shenja jete në shtëpinë e saj në Gjakovë

Policia e Kosovës njofton se një e moshuar në Gjakovë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj.

Sipas raportit policor, vdekjen e saj e ka konstatuar mjeku kujdestar, përderisa në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policore.

Në konsultim me prokurorin trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.