E moshuara e vetmuar vdes në Shtëpinë e Pleqve, Komuna dhe BIK organizojnë varrimin

Një qytetare e moshuar e nacionalitetit serb ka vdekur gjatë ditës së sotme  në Shtëpinë e Pleqve në Prishtinë.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se viktima ishte e vetme dhe nuk kishte asnjë të afërm.

“Për arsye të pasqaruara, nuk kishte askush për ta varrosur përfshi dhe institucionet fetare të cilave i përkiste”, ka shkruar Ahmeti në postimin e tij.

Ai tutje ka bërë të ditur se në bashkëpunim me Bashkësinë Islame të Kosovës është organizuar varrimi i viktimës.

“Së bashku me Bashkësinë Islame organizuam varrimin. Dua që publikisht ta falenderoj Bashkësinë Islame për gjithë organizimin. Në fund humaniteti – njerzillaku është më i rëndësishëm”, ka shkruar Ahmeti.