Ilustrim - Policia në aksion

E mitura sulmohet seksualisht, arrestohet një i dyshuar

 

Një person është arrestuar nën dyshimin se ka kryer sulm seksual ndaj një vajze të mitur.

Rasti ka ndodhur dy ditë më parë në Prishtinë, ka njoftuar Policia.

Viktima është intervistuar në prezencë të zyrtarit të QPS-së (Qendra për Punë Sociale).

“I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.