E mitura sulmohet nga një e dyshuar në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se para gjashtë ditëve, viktima e mitur ka raportuar se pas një mosmarrëveshje që ka pasur me dy të dyshuara, është sulmuar fizikisht nga njëra prej tyre.

Lidhur me rastin, sipas Policisë është arrestuar personi që dyshohet se ka sulmuar viktimën.

Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur më 6 tetor 2022, rreth orës 15:30 në Fushë Kosovë.

Policia ka treguar se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara e arrestuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.