Foto: Komuna e Lipjanit/Facebook

E mitura shtatzënë shtrohet në gjinekologji, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të bashkëjetesës jashtëmasrtesore me personin në moshën 16 vjeçare në Fushë Kosovë.

Policia ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme, është raportuar se një e mitur është shtruar në repartin e gjinekologjisë në Prishtinë, e cila sipas mjekëve është shtatzënë.

Në lidhje me këtë rast policia ka bërë të ditur se ka arrestuar të dyshuarin i cili ka bashkëjetuar me të miturën.

Ndaj të dyshuarit, me urdhër të prokurorit është iniciuar lënda e rastit dhe pas intervistimit, i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.