QKUK - Foto: Atdhe Mulla

E mitura shtatzënë, policia e interviston në QKUK

Policia e Kosovës njofton se pasi që ka pranuar informatë se një e mitur shtatzënë nga fshati Mirenë i Lipjanit ndodhej në QKUK, kanë shkuar për ta intervistuar.

Siç bëhet e ditur, mitura ka deklaruar se është e martuar me dëshirë.

“Lidhur me këtë janë intervistuar edhe prindërit e dy familjeve të cilët kanë deklaruar se martesa është berë me dëshirë të dy palëve edhe me ceremoni martesore”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.