E mitura shkon për të lindur në spital, i dyshuari me të cilin bashkëjetonte lirohet në procedurë të rregullt

Policia e Kosovës ka njoftuar se një e mitur gjatë ditës së djeshme ka shkuar për të lindur në spitalin rajonal të Pejës.

E njëjta ishte duke bashkëjetuar me një person i cili është arrestuar nga Policia.

“Është raportuar se në spitalin rajonal të Pejës viktima nën moshën 16 vjeçare ka lindur një foshnje, ndërsa i dyshuari i cili bashkëjeton me viktimën është arrestuar”, është thënë në raportin 224 orësh të Policisë.

Tutje është njoftuar se me rekomandim të prokurorit të shtetit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.