Ilustrim

E mitura raporton se u sulmua seksualisht në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë pranuar një raportim për një rast të një sulmi seksual që dyshohet se ka ndodhur në Prishtinë.

Rasti është raportuar nga një e mitur, shtetase e Shqipërisë, e cila ka thënë se është sulmuar seksualisht nga një i dyshuar i panjohur për të.

Rasti është thënë se ka ndodhur më 30.07.2024, në 21:00h.

Policia tha se lidhur me rastin është njoftuar prokurori, i cili e ka cilësuar rastin si sulm seksual dhe ka urdhëruar që të vazhdoj të hetohet.